Bota

Putini e ndihmon Erdoganin, dërgon avionë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve në Turqi

Rusia ka dërguar 5 avionë Il-76 dhe 3 helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në luftën më zjarret që kanë shkatërruar jugun e vendit, sipas një deklaratë të qeverisë turke. Presidenti Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike më presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë në këtë situatë të vështirë.

“Presidenti ynë zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin. Erdogan falënderoi Putinin për dërgimin e pesë avionëve Il-76 dhe tre helikopterë zjarrfikës Mi-8 në Turqi për të shuar zjarret që kanë përfshirë vendet.

Nga ana tjetër, presidenti rus dëshiron që situata të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Rusia , e cila po përballet me zjarre të shumta ka arritur të stabilizojë situatën në të gjithë vendin dhe, për këtë arsye mund të ndihmojë Turqisë që vuan nga e njëjta katastrofë natyrore, theksoi ministria.

Në fillim të javës, zjarret shpërthyen në rajonet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë . Deri më tani, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mbi 180 janë plagosur.