Lajme

Pushteti i Malit te Zi vazhdon të diksriminojë shqiptarët

Më datën 16 Nëntor 2019 gjatë manifestimit tradicional “Dita e gështenjës” ne Ostros të Krajës është arrestuar shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Irfan Domnori i cili në këtë manifestim kishte valvitur flamurin kombëtarë.

Domnori është person I cili në shumë manifestime shqiptare është dalluar pikërisht përmes mbajtjes së flamurit, si identifikim kombëtare , pa shkaktuar ndonjë veprim I cili do të konsiderohej si provokim i mundshëm.

Ai ështe dënuar me 300 euro dhe është deportuar nga Mali i Zi me denim te dyfishte, duke ia ndaluar lejen e hyrjes ne Mal te Zi per nje muaj./TV Teuta