Lajme

Publikohen momentet e dridhjes së tokës në Greqi (video)

Tërmeti në Greqi mbrëmjen e djeshme shkaktoi frikë edhe në tre shtete të tjera, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Disa prej pamjeve të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e dridhjes së tokës.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter me epiqendër Follorinën ishte me thellësi 14.1 km.

Shumë qytetar të zonës së prekur nga tërmeti kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.