Të fundit

Publikohen detajet se kur do t’i marrin qytetarët 100 eurot e premtuara

Ministria e Financave në Serbi ka publikuar detalet se si do të përcillet procesi i ndarsjes së ndihmës prej 100 euro për qytetarët mbi 18 vjeç, e që nga kjo pritet të përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Të drejt në ndihmën prej 100 euri nga pako e masave kanë rreth 5.5 milion qytetarë të Serbisë.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, do të u mundësohet të gjithë qytetarëve të cilët kanë të drejt në këtë shumë dhe i dëshirojn këto të holla, që për këtë ndihmë të paraqiten përmes postës elektronike ose telefonit në portalit Administratës së Thesarit.

Numri i telefonit do të publikohet para 15 Majit, kur edhe do të filloj të punoj Qendra e thirrjeve.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 5 Qershor, ndërsa pagesa do të filloj të bëhet nga 1 Qershori./Spektri