LajmeShqipëri

PS kërkon koalicione; Në zgjedhjet lokale s’do të hyjnë të vetëm

Ndryshe nga sa bënë në zgjedhjet e kaluara parlamentare, socialistët janë të gatshëm ta ndajnë me aleatët tepsinë e pushtetit vendor. Për zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit, Partia Socialiste do të riaktivizojë koalicionin me aleatët e saj të Aleancës për Shqipërinë Europiane, me të cilët do të bashkëpunojë përsa i përket përbërjes së këshillave bashkiakë.