Protesta masive në Serbi, qytetarët bllokojnë rrugët
Disa organizata mjedisore, lëvizje e shoqata qytetare dhe një pjesë e opozitës po marrin pjesë sot në protesta dhe bllokada të rrugëve dhe urave në mbarë Serbinë.

Organizatorët e lëvizjes “Shko-Ndrysho” dhe Kryengritjes Ekologjike njoftuan se bllokada paqësore e kësaj të shtune do të jetë më e gjatë se ajo e javës së kaluar, e cila zgjati një orë.
Pjesëmarrësit në bllokada dhe protesta kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Referendum dhe për iniciativa qytetare, ndërsa i bëjnë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të mos i firmos ndryshimet në Ligjin për shpronësim, raporton RTS.
Këto dy ligje kanë të bëjnë me realizimin më të lehtë të planeve të kompanisë “Rio Tinto” për hapjen e një miniere të litiumit në Serbi.