Lajme

Propozimi franko-gjerman del më vonë në publik, thotë Vuçiq 

parë

Propozimi franko-gjerman del më vonë në publik, thotë Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në 20 vjetorin e BIA-s se Beogradi është bërë si Kazablanca dhe se agjentët nga perëndimi i ndjekin mysafirët nga Rusia kur vijnë në kryeqytetin e Serbisë dhe se e njëjta gjë ndodh edhe anasjelltas. 

Presidenti i Serbisë tha se Beogradi në javët e fundit ka qenë si Kazablanca.

“Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë ata nga shërbimet perëndimore që i shoqërojnë. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Kjo tregon se sa të interesuar nuk janë vetëm për njëri-tjetrin, por për këtë pjesë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë iu referua planit të Francës dhe Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar se, siç thotë ai, pa fajin tonë jemi futur në një rreth vicioz nga i cili nuk ka rrugëdalje.

Të gjithë flasin për planin Macron-Scholz, të gjithë janë deklaruar pro apo kundër, por askush nuk e ka parë. E pashë, dhe marrëveshja është që të paktën për një kohë të mos dalë në publik. Secili tashmë ka një mendim dhe secili ka qëndrimin e tij, atëherë mund ta imagjinoni se sa e vështirë është të bësh diçka – kur ke një publik të ndarë për diçka që njerëzit nuk e kanë parë ende. Ju thashë këtë sepse partnerët tanë nga të gjitha anët e botës veprojnë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën lehtësi të padurueshme sipërfaqësore dhe papërgjegjshmërie. Nëse mendoni se Serbia do të mjaftonte të thoshte se nesër do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Jo, na përkëdhelin pas shpine pesë ditë, gjashtë ditë. DAnas u shërben të na godasin si shkop e vare në të gjitha forumet, pasi nuk mund të bëjnë më të madh dhe më të fortë, por mund ta bëjnë Serbinë e vogël. Pra, ata do të na bëjnë gjithçka që akuzojnë Rusinë se u bën të tjerëve. Nuk do të mjaftonte, më besoni. Në fund të fundit, më besoni, ata do të thoshin: ‘Ose je për të ardhmen ose dëshiron të jesh në anën e duhur të historisë’… Dhe ajo ana e duhur e historisë ka pak të bëjë me argumentet, por që je në anën e tyre. Nëse nuk jeni në anën e tyre, atëherë nuk jeni në anën e duhur të historisë”, thotë Vuçiq . Reporteri.net.