Kryesore

Pronarët e kafiterive në Preshevë rritin çmimet, 100 dinarë një kafe

Kafiteritë dhe restoranet në Preshevë kanë ngritur edhe një herë çmimin e kafes, raporton rtvpresheva.com

Deri tani në disa kafiteri kafja kushtonte 80 dinarë, ndërsa në shumicën prej tyre çmimi i kafesë ishte 90 dinarë.

Këto ditë, pronarët e kafiterive si duket janë dakorduar që një kafe nga tani e tutje të kushton 100 dinarë.