Lajme

Prokuroria e Lartë në Beograd kërkon paraburgim për Radoiçiqin

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ushtruar ankesë kundër vendimit të gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, i cili ka refuzuar propozimin e kësaj prokurorie për të caktuar paraburgimin e Milan Radoiçiqit për shkak të rrezikut të arratisje pas sulmit të armatosur më 24 shtator në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Në ankesën e saj më 5 tetor, institucioni në fjalë kërkoi ndryshimin e vendimit dhe ndalimin e Radoiçiqit, thuhet në mediumin e N1.

Vendimi për ankesën duhet të merret nga trupi penal jogjykues i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Kujtojmë se Radoiçiq u mor në paraburgim më 3 tetor, kur u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë. Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste.