Prokuroria e Hagës, thotë se Thaçi po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale, raporton Express.
Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se mandati i saj përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.
Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.
“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë, Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë, konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”, thuhet tutje në opinionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_2-51.png
Teksa Gjykata Kushtetuese, që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale ka kërkuar që palët t’i dërgojnë opinionet e tyre lidhur me amandamentin për mandatin e Speciales, Zyra e Prokurorit të Specializuar është përfshirë në këtë çështje.
Në opinonin e dërguar në Dhomat e Posaçme të Kushtetueses, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka cituar një deklaratë të Thaçit, duke nënkuptuar se ai po dëshiron ta konsiderojë si të skaduar mandatin e Speciales.