Projektet infrastrukturore të komunës së Preshevës/ Vizitë punimeve të objektit të muzeut dhe shkollës së muzikës
Projektet infrastrukturore të komunës së Preshevës po vazhdojnë me ritëm të lartë.
Duke falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeministrin z. Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku – njëherësh kandidat për Kryetar të Prishtinës – sot kryetarja Ardita Sinani me partnerët e koalicionit dhe kryetarin e KKSh-së përuruan fillimin e punimeve në ndërtimin e Muzeut dhe Shkollës së Muzikës në Preshevë.
“Ky projekt do të ruajë trashëgiminë tonë kulturore dhe do të hapë horizonte të reja për talentet e brezave tanë. Një hap i madh për Preshevën – më shumë kulturë, arsim dhe identitet për të ardhmen tonë!
Me këtë investim, Presheva po bëhet gjithnjë e më shumë një qendër e kulturës dhe arsimit shqiptar në rajon” ka deklaruar kryetarja Ardita Sinani

