Programi EU PRO Plus prezanton konkursin e hapur për mbështetjen e femrave dhe të rinjve fillestar në biznes
Programi EU PRO Plus prezanton konkursin e hapur për mbështetjen e femrave dhe të rinjve fillestar në biznes, në Bujanoc më 17 gusht
Programi EU PRO Plus do të mbajë një sesion informativ për prezantimin e konkursit të hapur për mbështetjen e femrave dhe sipërmarrësve e rinj përmes prokurimit të pajisjeve dhe aplikimin e shërbimeve, të enjten, më 17 gusht 2023, me fillim në orën 11:00 në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, rruga Karađorđa Petrovića pn.
Unioni Evropian (UE) ka ndarë 375.000 EUR për këtë konkurs, për të mbështetur zhvillimin e bizneseve tek femrat dhe të rinjtë dhe për të kontribuar në rritjen e punësimit dhe konkurrencës së ekonomisë lokale në 43 komunat më pak të zhvilluara e që janë të përfshira në Programin EU PRO Plus.
Të drejtë për të marrë pjesë në këtë Konkurs kanë të rinjtë nga mosa 18 deri në 30 vjeç dhe femrat e papunësuara (pa kufizim moshe) që janë të regjistruar/a në evidencën e Shërbimit Kombëtar për Punësim, dhe kanë vendbanim të përhershëm si dhe planifikojnë të nisin biznesin e tyre në njërën nga 43 vetqeverisjet lokale të përcaktuara. Për mjetet e pakthyeshme mund të aplikojnë edhe sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në pronësi të femrave dhe të rinjve, që janë regjistruar nga 1 janari, 2022 e më pas. Shuma e mbështetjes për projekte individuale është prej 5.000 deri në 10.000 EUR.
Konkursi është i hapur deri më 12 shtator, 2023, kurse më shumë informacion rreth konkursit si dhe rreth dokumentacionit për aplikim mund të mësoni në faqen e internetit të Programit EU PRO Plus: Javni poziv za dostavljanje predloga projekata podrške ženama i mladima početnicama/ima u poslovanju kroz nabavku opreme i uvođenje usluga.
Pas mbajtjes së sesioneve informative, të gjithë të interesuarit kanë mundësi të informohen rreth konkursit edhe në sesionin informativ online që do të mbahet më 22 gusht, 2023 me fillim në orën 15, për të cilën mund të regjistroheni përmes linkut që është i dhënë në faqen e internetit të konkursit publik. Vetqeverisjet lokale që kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë konkurs në bazë të shkallës së zhvillimit i takojnë grupit IV të komunave me shkallë shumë të ulët zhvillimi: Aleksinac, Babushnica, Bella Pallanka, Bllacë, Bojnik, Bosilegrad, Brus, Bujanoc, Crna Trava, Dimitrovgrad, Doljevac, Gaxhin Han, Golubac, Knjazhevac, Krupanj, Kuçevo, Kuršumlija, Lebane, Ljig, Mali Zvornik, Malo Crniqe, Medvegja, Meroshina, Mionica, Nova Varosh, Petrovac na Mlavi, Preshevë, Priboj, Prijepolje, Rashka, Razhanj, Rekovac, Sjenica, Surdulica, Svrljig, Trgovishte, Tutin, Varvarin, Vladiçin Han, Vlasotince, Zhabari, Zhagubica dhe Zhitoragja.
Shënim: Deklaratat për media janë planifikuar të mbahen para fillimit të sesionit informativ.