Të fundit

Profesor Sami Agushi: historiografia e “Kështjellës Bushtranit“

Nga profesor Sami Agushi

KESHTJELLA E BUSHTRANIT
Lokacioni i keshtjelles gjindet ne lindje te fshatit Bushtran. Nga qendra e fshatit ne distance rreth 1,5 km. Sipas autoreve jugosllav ne kete fshat gjate germimeve arkeologjike jane konstatuar dy lokalitete arkeologjike, Gradishtja dhe Kalaja e Bushtranit, objekte arkeologjike te cilat ne baze te eksponateve te gjetura, qeramikes dhe monedhave i radhisin ne periudhen e bronzit- hekurit te hershem.
Lokacioni i kalase gjindet ne koten me lartesi mbidetare 640m, te shpatijeve perendimore te malit Rujan, te cilat jane te kthyera ne drejtim te fushegropes se Presheves (lugines se lumit Moravica). Kjo fushegrope sikurse sot (Korridori X) edhe ne te kaluaren historike, gjate antikes dhe mesjetes pati nje funksion shume te madh si udhekryq i rrugeve per tere kontinentin e Europes dhe me gjere. Andaj nuk eshte e rastit qe rreth e qark kodrinave qe e rrethojne fushegropen e Presheves, sot i hasim gjurmet e pese keshtjellave, ne mesin e tyre edhe keshtjella e Bushtranit.
Me te drejte disa autor theksojne versionin e zhvillimit te nje beteje shume te pergjakshme me vitin 1389 ne territorin e Presheves, ne mes ushtrive te forcave aleate dhe te ushtrise se Perandorise Osmane. Kjo beteje i paraprine Betejes se Kosoves. Ushtria Osmane duke depertuar nga Qystendili ne drejtim te Prishtines, u stacionua ne Presheve. Nga ky shkak sot hasim toponimet qe lidhen me ushtrine e sulltan Muratit. Ne lindje te Miratocit eshte lokaliteti “Krojet e Asqereve”, prane fshatit Cukarke nje bregore quhet “Shatorat e Muratit” me te njetin emer quhet edhe nje pllaje te “Livadhi i Shehut”. Keto jane disa elemente qe e forcojne versionin e zhvillimit te te betejes se larteshenuar. Ndoshta kjo rezistence e forcave vendore dhe pozicionimi i ketyre keshtjellave e veshtiresoi pushtimin e viseve tona. Territori i Presheves bie nen sundimin Otoman me 1444/45.
Ne fotografi verejme se keshtjella eshte e vendosur ne maje te nje cuke, rreth e perqark te se ciles terreni eshte shume i rrepijshem dhe me bimesi te varfer drunore. Pjerrtesia me e vogel e terrenit m eshte ne anen lindore te keshtjelles. Mendoj se per kete arsye ne kete pjese buze keshtjelles eshte hapur nje hendek i thelle rreth 3-4m. Kjo nje pengese seroze per te depertuar deri te muret e keshtjelles. Gjurmet e keti hendeku edhe sot e kesaj dite ekzistojne edhe pse ne fundin e tij ka shume material te akumuluar si pasoje e zhvillimit te erozionit me larte. Ne te njejten ane perballe hendekut eshte ngritur bedemi i dheut rreth 6m lartesi po ashtu i ruajtur mire. Kjo strukture ndertimore, mendoj se i ka dhene keshtjelles, mbrojtje te mire nga jasht. Ne skajin jugor te hendekut dhe bedemit te dheut ka ekzistuar porta hyrese e keshtjelles. Kete gje e konstatojme ne baze te konfiguracionit te terrenit dhe ndertimeve te larteshenuara. Kur vegjetacioni eshte i thare, ne pjesen e sheshuar te kesaj cuke verehen aty ketu gjurmet e gureve te themeleve te dikurshme te keshtjelles. Nese me vemendje i percjellim gjurmet e ketyre gureve, konstatojme formen e rrumbullaket te keshtjelles. Ne fakt nuk i shpetoi dhembit te kohes asnje pjese e mureve te saj.
S.A.