Profesor i Fakultetit të Studimeve Islame i reagon ashpër hoxhës Rexhep Memishit i cili tha se del nga feja kush e feston 7 dhe 8 marsin
Xhabir Hamiti, Profesor i Fakultetit të Studimeve Islame ka reaguar ashpër ndaj hoxhës nga Maqedonia, Rexhep Memishi, i cili tha se, festa e 7 dhe 8 marsit nuk duhet të festohet, sepse kush i feston ato del nga feja.
Hamiti thotë se, një mësues dhe një prijës fetar i mirë dhe i drejtë nuk mund të lëshoj deklarata të tilla naive.
Hamiti thekson se, feja nuk ka të bëjë asgje me festën e mësuesit dhe as me festat tjera kombëtare.
“Një mësues dhe një prijës fetar i mirë dhe i drejtë, i arsimuar dhe i orientuar në kohë e në hapësirë, nuk mund të lëshojë të tilla deklarata kaq naive dhe kaq të ulëta, e njëkohësishtë edhe afetare.
Feja nuk ka të bëjë asgjë me festën e mësuesit, e as me festat tjera tona kombëtare apo ditët e shënuara ndërkombëtare.
Festat fetare e kanë vendin e vet, prandaj askush nuk i diskuton, por të thuhet se festimet e rasteve tjera janë të ndaluara me “ sheriat” është gjykim”