Lajme

Haradinaj e nderon me medaljen “Skënderbeu” Walkerin

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Skënderbeu”, ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë William Walker.

Ai në një postim në Facebook, thotë se Kosova është me fat që e ka pasur gjithnjë përkrahjen e Walkerit.

“Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë. Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare”, shkruan Haradinaj.