Lajme

Pritje deri në 3 orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Deri në 3 orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, ndërkaq mbi 1 orë e gjysmë për të dalë.

Siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e automjeteve që pret për të hyrë nga kjo pikë kufitare është deri në 1000 metra, ndërkaq për të dalë 200 metra.

Pikat kufitare në Muçibabë dhe Merdarë kanë nga 15 minuta pritje, ndërkaq pikat tjera kufitare nuk kanë fluks të automjeteve.