Prishtina rrezikon kthimin në karantinë nëse vazhdon mosrespektimi i masave
Parku i qytetit këtë të hënë ishte njëri prej vendeve, i cili u shfrytëzua për relaksim dhe rekreacion për disa prej qytetarëve të kryeqytetit.
Rrugët e mbushura me qytetarë, të cilët shëtisin pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, u panë gjithandej Prishtinës, raporton KOHA.
E ndonëse dita e hënë ishte ditë pushimi, rrugët e kryeqytetit i ngjanin një dite të zakonshme pune.
Për këtë Prishtina rrezikon t’i kthehen karantinës.
Rritja eventuale e të infektuarve, sipas zyrtarëve të Komunës, mund ta kthejë kryeqytetin nën masën e karantinës, e cila u hoq pas uljes së rasteve me koronavirus.