Prishtina nga sot në karantinë
Nga kjo e diel, 12 prill, komuna e Prishtinës është vendosur në karantinë. Kjo pas regjistrimit të 20 rasteve të reja me koronavirus duke e çuar totalin në këtë komunë në 47.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prishtinës të shtunën njoftuan për masën e karantinimit teksa kanë bërë të ditur se ata që janë jashtë kryeqytetit e duan të kthehen brenda kanë mundësi ta bëjnë këtë deri në orën 17:00 sot. I njëjti termin vlen edhe për ata që duan të dalin nga kryeqyteti.
E, masa e re ka shkaktuar tollovi e kolona të gjata në hyrje të kryeqytetit. Kolonë e gjatë është parë në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova.
Sot Ministria e Shëndetësisë pritet të mbajë konferencë për media për të njoftuar për masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.