Lajme

Princ Leka propozon mbretëri për Kosovën dhe Shqipërinë

Princi Leka II ka propozuar që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen nën një monarki.

Këtë e ka thënë në një intervistë për gazetën “Dielli”, meson ministrialajmeve.
Kjo, sipas tij, do të sillte gjëra pozitive për dy vendet, duke marrë shembull Britaninë e Madhe.
Princi i Kurorës ka theksuar detyrën e kamotshme të familjes mbretërore që t’i heqë barrierat mes shqiptarëve dhe të promovojë bashkimin e shqiptarëve në Ballkan.
I pyetur nëse do të donte të bëhej mbret i kësaj monarkie që e propozoi, ai nuk e mohoi dëshirën për një pozitë të tillë.
“Të jesh një princ apo mbret është e bukur. Të jesh në gjendje të shërbej vendit tim nuk shihet nga unë si një punë, por nderi më i madh”, ka thënë princi.