Presidentja kroate bashkë me shqiptarët grumbullojnë mjete për tërmetin në Shqipëri
Në datën 18 dhjetor, në ambjentet e Hotel Antunović, në Zagreb, u zhvillua mbrëmja humanitare “Të lutemi për Shqipërinë”, për të mbledhur donacione për banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri, organizuar nga Këshilli i pakicës shqiptare të qytetit të Zagrebit.
Ndër të ftuarit e nderit në këtë mbrëmje ishin Presidentja e Kroacisë, znj. Kolinda Grabar-Kitarović, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gordan Grlić Radman, Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, z. Milan Bandić, etj.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci ishte një nga bashkëorganizatorët e kësaj mbrëmje e cila u përshëndet edhe nga Ambasadori, z. Riza Poda.