Lajme

Presidentit Vuçiq fton serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet në Veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat veriore.

Ai iu bëri thirrje atyre që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë se “nuk mund të na shkelin”, teksa shtoi se vullneti i popullit serb në Kosovës ka qenë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne jemi në një situatë të vështirë, por vullneti i popullit tonë ishte i tillë që ata pothuajse unanimisht morën vendim që të mos marrin pjesë. Kështu vendosën njerëzit tanë në veri”, tha Vuçiq, shkruan Euronews në edicion serb.