Lajme

Presidenti Vuçiq në hall : Serbia po zbrazet, nuk do të mbetemi as 5 milionë banorë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë iu drejtua popullit serb nga Budapesti.

Ai ka thënë se migrimi e ka prekur keq Serbinë dhe se shume fshatra e komuna të vogla në vend janë boshatisur.

“Fshatrat tanë janë të shkretë, komunat e tjera në Serbi janë bosh. Ne nuk kemi një situatë të mirë askund, madje as në Novi Pazar. Beogradi po tërheq migrimet”, tha ai, duke shtuar se nuk ka zgjidhje më të mirë askund, por se gjendja është e keqe. Ai thotë gjithashtu se Serbia nuk do të ketë as 5 milionë banorë në 20 vjet.

“Toka jonë do të zbrazet”, citohet të ketë thënë Vuçiq