Lajme

Presidenti Vuçiq ka ftuar mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë sot në ora 17:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë për sot në ora 17:00

Vuçiq ka ftuar mbledhjen për ti shqyrtuar hapat që do ti ndërmerr Serbia pas vendimit të gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës që të dënojë Millorad Dodikun me një vit burgim.

Kujtojmë që sot gjykata në Sarajevë ka shpallur fajtor Dodikun për mosrrespektim të vendimeve të këshilltarit të lartë për siguri në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kristian Shmit.

Kryetari i Republikës Serbe është dënuar me një vit burgim dhe me 6 vite ndalese për tu marr me aktivitete politike

rtvpresheva.com