Presidenti Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pasur një takim të tensionuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë teksa bisedonin për luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Pas përplasjes, Trump foli më vonë me gazetarët teksa u nis për fundjavë në shtëpinë e tij në Florida, shkruan skynews.
Ajo që ai duhet të thotë është: ‘Unë dua të bëj paqe.’ Nuk ka pse të qëndrojë aty dhe të thotë ‘Putin kështu, Putin ashtu,’ vetëm gjëra negative. Ai duhet të thotë: ‘Unë dua të bëj paqe. Nuk dua të merrem më me një luftë’,” tha 78-vjeçari.