Lajme

Presidenti serb Vuçiq paralajmëron referendum për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Euronews Serbia, të martën, ka lënë të kuptohet se për marrëveshjen Kosovë – Serbi, do të mbahet edhe një referendum.

Vuçiqi tha se është mes palëve të arrijnë marrëveshje, ndërkohë që në fund “duhet të pyetet populli”, duke lënë të kuptohet se do të organizojë referendum në Serbi.

“Serbia është e gatshme të flasë për kompromis, e në fund do të vendosë populli”, ka thënë Vuçiqi.

Sipas tij, një konflikt i ngrirë do të mund të dërgonte në një katastrofë dhe “konflikt që askujt nuk i duhet”.