Lajme

Presidenti Putin armatosë Serbinë! Transportuesit e blinduar rusë arrijnë në Serbi

Tridhjetë transportues të blinduar BRDM-2 kanë arritur në Beograd nga Rusia.

Kjo është si pasojë e marrëveshjes së arritur mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb Aleksandër Vuçiq ku parashihej ndihma ruse për armatimin e ushtrisë së Serbisë.

BDRM-2 është një makineri e rëndë ushtarake me një mitralozë të kalibrit 14.5 mm. këto plumba së pari janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore për shkatërrimin e tankeve.

Gjithashtu në të gjenden edhe armë standarte për personalin e tankut. Në kushte lufte kjo makineri shoqërohet me këmbësori si mjet i lëvizshëm dhe është treguar shumë i dobishëm në kohë lufte për shkak të lëvizshmërisë së mitralozit.

Kjo makineri është përdorur për qëllime të ndryshme tek pothuajse të gjitha ushtritë e vendeve që kanë qenë pjesë e Paktit të Varshavës.

Këto transporterë luftarakë kanë arritur sot në aeroportin e Batajnicës në Beograd.