Presidenti i Trepçës Vullnet Sefaja i bashkon Albin Kurtin e Bedri Hamzën, po e shijojnë bashkë finalen
Muaj më parë, Albin Kurti dhe Bedri Hamza ishin kundërshtar, duke garuar të dy për Kryeministër të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza po e shijojnë bashkë finalen e basketbollit mes Trepçës dhe Bashkimit.
Ata janë shumë afër njëri-tjetrit, ku presidenti i Trepçës, Vullnet Sefaja është në mesin e tyre.
Kujtojmë që Trepça është duke e udhëhequr serinë e finaleve, me rezultat 3-2, dhe nëse sonte arrin fitore, do të shpallet Kampion i Kosovës, për të dytin vit me radhë./IndeksOnline/