Bota

Presidenti gjerman: Koronavirusi është një test për njerëzimin, ku shihet ana e mirë dhe e keqe e tyre

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter-Steinmeier, ka thënë se pandemia Covid-19 është një provë për të gjithë njerëzimin.

Steinmeier kundërshtoi pretendimet e shumë liderëve botëror se koronavirusi është një luftë.

“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk kundërshtojnë kombet e tjera dhe as ushtarët kundër ushtarëve të tjerë nuk janë. Është një provë për njerëzimin tonë”.

Kreu i shtetit gjerman kërkoi nga populli që të tregojnë solidaritet me të tjerët dhe me Evropën, shkruan Deutsche Welle.

“Kjo krizë nxjerrë nga njerëzit anën e mirë dhe të keqe. Le t’i tregojmë të tjerëve se çfarë është më e mira për ne”.

Presidenti gjerman theksoi nevojën për të gjetur një vaksinë dhe për të ndihmuar vendet më të rrezikuara në botë.