Presidenti amerikan Biden i shkruan letër Osmanit, përmend sërish njohjen reciproke me Serbinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Biden në këtë letër ka thënë se SHBA’të mezi presin të punojnë me qeverinë e re në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian, derisa ka specifikuar se ka shumë punë për të bërë drejt arritjes së një marrëveshje për normalizim të raporteve me Serbinë që në qendër do të ketë njohjen reciproke.ge