(Video) Presidenti Macron përplaset me policinë izraelite në Jerusalem
Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është përplasur me policinë izraelite gjatë një shëtitje në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Macroni akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave. E kjo kishë konsiderohet si territor francez, raporton Reuters.
“Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macroni.