Të fundit

Preshevë, pacientët me gjendje të rëndë transportohen drejt spitalit të Nishit

Sipas Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, z.Salihu, stafi mjekësor sot është përballur me një fluks të madh të pacientëve të cilët janë paraqitur sot me gjendje të rëndë të dyshur me CoVid-19.

“Ekipet tona nga ambulanca Covid edhe pse me orë të tëra kanë kontrolluar pacientë që nga ora 07:30, ata në këto momente janë në teren duke transportuar pacient drejt spitalit të Nishit në gjendje të rëndë të dyshuar me Covid” shkroi z.Salihu, përcjell Ministria e Lajmeve.

Sipas tij pacientët janë lajmëruar me vonesë duke tentuar kështu të shërohen vet nëpër shtëpitë e tyre.
Postimi i plote i Driton Salihut :
Ekipet tona nga ambulanca Covid edhe pse me orë të tëra kanë kontrolluar pacientë që nga ora 07:30, ata në këto momente janë në teren duke transportuar pacient drejt spitalit të Nishit në gjendje të rëndë të dyshuar me Covid!
Pacient këta që po lajmrohen me vonesë e po tentojn të sherohen vet.

? Rrespekte për mjekët tanë dhe stafin e motrave dhe shoferëve, e ju mos besoni në virus !