Preshevarit i konfiskohen rreth 95 mijë euro nga Dogana serbe në Horgosh – lënda i procedurohet
Një qytetari shqiptar me shtetësi të Serbisë i janë konfiskuar para në valuta të ndryshme në vlerë prej më shumë se 95 mijë euro.
Sipas mediave të Serbisë, qytetari shqiptar u arrestua dhe iu konfiskuan paratë e padeklaruara posa e kaloi kufirin Hungari – Serbi. Ai ishte me veturë me targa gjermane dhe po shkonte drejt Preshevës.
Në njoftim thuhet se te goma rezervë ishin fshehur 35.000 euro dhe 9.000 dollarë, pastaj në çantën që e mbante afër vetes mbi 36.000 franga zvicerane si dhe 2.500 euro në portofol, pos 10.000 eurove të deklaruara.
Paratë dhe vetura janë konfiskuar, derisa ndaj tij është hapur rasti nga Prokuroria e Serbisë.