Lajme

Preshevari ofron shërbim taxi falas për personat mbi 65 vjeç

Në këto ditë të vështira që po kalon edhe vendy ynë si rezultat i pandemisë, ka edhe të atillë që nuk mendojnë vetëm për veten apo për të përfituar nga kjo situatë por ata po shprehin gatishmërinë për të ndihmuar atyre që kanë nevojë, transmeton Ministria Lajmeve.

I tillë është pronari i “Lucky Taxi” nga Presheva, Fikret Haziri, i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij personale në FB ka ofruar shërbim falas duke ju siguruar transportin për të gjithë personat mbi moshën 65 vjeç të cilëve me masat e reja të vendosura nga shteti i Serbisë, iu kufizohet liria e lëvizjes për këtë kategori të të moshuarve.

Postimi i plotë i tij:

Të gjith Qytetart e Presheves që jan mbi moshën 65 vjeçare dhe kan nevoj për Ambulanc apo mej ble diçka çë kan nevoj Lucky Taksi jav bën Bartjen Gratis gjitmon për ju edhe në ditët më të vështira .Thirr shlir 062 8753777