Të fundit

Preshevarët vërshojnë marketet e Vranjës, shaku i çmimeve më të lira!

Qytetarët e komunës Preshevës vazhdimisht raportojnë për rritjen e çmimeve enorme të produkteve bazë në marketet dhe supermarketet tona si vaji lulediellit, sheqeri etj, përcjell Ministria e Lajmeve.

Por ajo që është shqetësuese dhe e dëmshme për bizneset tona është se preshevarët për shkak të çmimeve të larta ata po detyrohen të shkojnë në qytetin e Vranjës për t’u furnizuar me produktet e vajit, sheqerit dhe produkteve të tjera bazike.

Ajo që ende është e paqartë tek qytetarët është se nuk dihet shkaku i rritjes së këtyre çmimeve nga marketet dhe supermarketet tona të cilat i kanë çmimet dyfish më të larta se marktet e Vranjës

Qytetarët vazhdimisht na dërgojnë dëshmi të çmimeve reale në marketet e Vranjës.

Më poshtë mund t’i shihni edhe disa nga çmimet e produkteve bazë në Vranjë