Kryesore

Presheva nuk ka më as të dyshuar dhe as të infektuar me CoVid19

Presheva po vazhdon të mbetet një ndër qytetet e rradha në Serbi por edhe në rajon me asnjë të infektuar me CoVid 19, deri më tani. Këtë lajm e konfirmon tani edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, përcjell Ministria Lajmeve.

Gjatë ditëve të fundit u krijua mjaft konfuzion më lidhje me një të dyshuar i cili ishte një Polic nga Presheva. Ky konfuzion u krijua nga disa portale të cilat duke garuar për ekskluzivitetin e lajmit shpejtuan për ta plasuar atë kinse si rast tani më të konfirmuar. Mirëpo sot gjithçka është sqaruar në lidhje me këtë lajm, ku sipas drejtorit të SHSHP-së personi në fjalë në testin e fundit ka dal negativ.

Ky lajm natyrisht që gëzon çdo shqiptar të kësaj ane duke pas parasysh kushtet në të cilët jetojnë. Por lajmi në fjalë duhet të shërbejë si një shpresë dhe aspak si një ‘çlirim’ nga se nuk ka përfunduar ende asgjë dhe se duhet qytetarët të vashdojnë të jenë të durueshëm dhe të kujdesshëm deri në fundin e kësaj pandemie.