LajmeMagazina

Premiera e tretë e shfaqjes “Ëndërra e përbashkët” edhe në Beograd

“Ëndërra e përbashkët” – shfaqja për fëmijë në të cilën performojnë të rinjët e nacionalitetit shqiptar dhe serb nga Lugina e Preshevës, më 26 dhjetor në ora 14:00, do të shfaqet edhe para publikut dhe fëmijëve në Beograd.

Shfaqja me regji të Afeida Boriçit është e bazuar në përmbajtjen e përrallave për fëmijë “Lepuri dhe Breshka”, “Ujku dhe shtatë kecat” dhe “Kësulkuqja” e adaptuar në dy gjuhë, atë shqipe dhe serbe.
“Ëndërra e përbashkët” pas shumë viteve rikthen artin skenik të Preshevës dhe Bujanocit në skenat e Beogradit.

Shfaqja është realizuar nga organizata e qytetarëve “Beyound” nga Bujanoci. Në premierën e saj të tretë e cila do të mbahet në Beograd, pas të parës që ishte në Bujanoc dhe dytës në Preshevë, janë të ftuar ambasadorët të ndryshëm dhe akterë të rëndësishëm politik, gjegjësisht edhe kryeministrja e Qeverisë Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Këto aktivitete janë përkrahur financiarisht nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.