Pranverë me borë në Dibër, raportohen dëme në bujqësi
Qarku i Dibrës është zgjuar i mbuluar nga dëbora.Edhe pse jemi në stinë pranvere, në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore.Në disa fshatra të njësisë administrative Lura sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Sipas tyre kjo situatë ka sjellë probleme në bujqësi.Reshje bore po ashtu ka edhe në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës.Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.