Lajme

Posti i Presidentit, mes bisedimeve të LDK dhe Lëvizjes Vetëvendosja

Dy partitë kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosja vijojnë diskutimet në lidhje me bashkëqeverisjen.

Kurti ka theksuar se deri më tani bisedimet kanë avancuar, por nuk dha më shumë detaje se çfarë ka diskutuar me LDK.

“Vullnet të mirë ka. Jemi marrë vesh që të vazhojmë shpejt drejt marrëveshjes sepse populli ka vendosur ashtu”, tha Kurti.

Ndërkohë, LDK përsërit kërkesën e saj që në marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje të futet edhe posti i presidentit, madje për këtë kërkon besim nga ana e Lëvizjes Vetëvendosja.

“Ky post duhet të jetë pjesë e diskutimit. Nëse ne duan ta kemi postin e presidentit për të prishur qeverinë, atëherë kjo është në rregull”, tha Haxhiavdyli, anëtar i LDK.

Zgjedhjet në Kosovës u zhvilluan më 6 tetor, ku triumfoi nga Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë shumë të vogël nga LDK. Ndërkohë, palët kanë nisur bisedimet për bashkëqeverisjen, por e vetmja gjë që dihet është se Kurti nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit.