Lajme

Porosia e kreut të Kishës ortodokse malaziase për Serbinë: Kosova është fqinje edhe e juaj edhe e jona

Kreu i Kishës ortodokse të Malit të Zi i ka porositur ata të cilët po përpiqen ta rrënojnë pavarësinë dhe lirinë e Malit të Zi si dhe Kishën e Malit të Zi që të kujdesen për çështjet e shtetit të vet.

“Të dashur miq, fqinjët tanë, kujdesuni për Serbinë, Vojvodinën, që të mos mbeteni në Pashallëkun e Beogradit. Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, ata janë fqinjët e juaj dhe tanë”, ka thënë mitropoliti Mihaillo, transmeton televizioni malazias RTCG.