Politikani zviceran mahnitet nga Osmani: Është një udhëheqëse e vërtetë
Politikani zviceran, Cédric Wermuth gjatë ditës së sotme priti në takim u.d Presidenten, Vjosa Osmanin, shkruan Indeksonline.
Ai tha se ishte i mahnitur nga aftësia e saj e analizës, qartësia në vizionin politik dhe energjinë që e ka për punën e vet.
Po ashtu Wermuth shtoi se Osmani është një udhëheqëse e vërtetë dhe një model për të gjithë.
“Ne gjithmonë do të jemi me ju duke luftuar në anën e popullit kosovar“, tha ai.
