Politika.rs: Dhjetë shtete janë gati që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës
Dhjetë shtete i kanë thënë Serbisë se janë të gatshme për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu raporton mediumi serb Politika.rs, që shkruan se këto shtete janë nga Afrika dhe Azia – Lindja e Mesme, transmeton Klankosova.tv.
Emri i këtyre shteteve nuk është përmendur, pasi që thuhet se mbi to mund të bëhet presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto shtete thuhet se janë gati për ta revokuar vendimin e tyre për njohje të pavarësisë, nëse Prishtina nis me procesin për të siguruar njohje. Ato theksohet se kanë dhënë zotime të forta ndaj Beogradit lidhur me vendimin që pritet ta marrin.
Më 4 shtator 2020, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që të ndalin fushatat e tyre, për të siguruar njohje/ç’njohje.