Lajme

Policia serbe e ndal në ‘Merdare’ kosovarin, familja nuk po mund të kontaktoj me të

Kosovari, Nezir Mehmetaj është ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare në ‘Merdare’.

Indeksonline mëson Policia serbe i ka thënë kosovarit se arsyeja e ndaljes ka qenë për shkak se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’ .

Pasi është ndaluar, Mehmetajt i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.