Bota

Policia në Brazil heq gjarprin gjigand nga rezervuari i veturës

Policia në Brazil ka asistuar një fermer që kishte parë një gjarpër të madh teksa ishte futur brenda veturës së tij.

Sipas një videoje të publikuar online, Policia shihet teksa e nxjerr gjarprin e madh nga hapësira e rezervuarit.

Policia është dashur të heqë ulësen e pasme të veturës që të hapë kabinën për ta tërhequr boan nga vendi ku ishte fshehur.

Sipas zyrtarëve, gjarpri ishte liruar në një mal.