Kryesore

Pronari i kompanisë “Floil”/ Investimi për hapje të fabrikës së vajit kushton 10-15 milionë euro

Pronari i fabrikës për rafinimin e vajit “Floil”, Berat Mustafa, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se investimi për hapjen e fabrikës së vajit mund të kushtojë 10 deri 15 milionë euro. “Investimi është kogja i madh, që do të thotë duhet të jetë edhe dora e shtetit, diku mbi 10-15 milionë do të kushtojë”, ka thënë Musatafa.

Tutje, Mustafa ka thënë se nëse investimi do të bëhej kjo mund të zgjaste dy vjet.“Po që do të kishin të garantuar shitjen, do të kishin të garantuar se çmimi pastaj nuk do të kishte lëvizje, për shkak se mbledhja apo korrja e lulediellit bëhet në shtator dhe në atë kohë kontraktohen dhe bëhen të gjitha çmimet dhe në këtë kohë vaji i lulediellit nuk do të kishte rritje të çmimit”, tha ai.