Lajme

Policia jep detaje të reja për rrahjen e djeshme ndaj gazetarit të RTK’së

Në mbrëmjen e djeshme është raportuar se kryeredaktori i webfaqes së RTK’së, Altin Ahmeti është rrahur nga pesë persona në një kafiteri të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Siç ka bërë të ditur për Gazetën Metro vetë viktima e këtij rasti, i dyshuari për këtë sulm fizik është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli, i cili para nëntë muajsh kishte plagosur gruan e tij.

Për këtë rast të djeshëm ka dhënë detaje Policia e Kosovës, të cilët u njoftuan nga viktima për këtë sulm, të cilët tutje thonë se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull K/Shqiptar gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /