Policia dhe inspektorati aksion të gjerë në kafiteritë e Prishtinës për të monitoruar zbatimin e masave kundër Covid 19
Sot, policia e Kosovës bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteritë e Prishtinës, në tregje e institucione të ndryshme private për të monitoruar situatën me Covid 19.
Këto inspektime janë realizuar me qëllim të monitorimit dhe kontrollimit të zbatimit të masave kundër Covid 19 raporton GB.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar ai.