Lajme

Polica largon shiritat, lirohet oborri i Klinikës Infektive

Policia e Kosovës ka larguar shiritat që i kishte vendosur në oborrin e Klinikës Infektive në QKUK.

Për më shumë se katër orë, oborri i saj ishte i bllokuar nga Policia e Kosovës, pas shtimit të rasteve të vdekjes me COVID-19 në Kosovë.

Ndërkohë pos Policisë, aty ka qëndruar edhe Prokuroria, të cilët po i cilësojnë si vdekje të dyshimta. /EO/