Poeti shqiptaro-zviceran kandidon në zgjedhjet e shtatorit në St. Gallen
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Zvicër po deportojnë në shumë fusha të ndryshme, së fundmi edhe një shqiptar ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në St. Gallen.
Etriti ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Ai është poet që kultivon gjininë “slam poetry”, nënkryetar i “Association of Swiss Authors” dhe Drejtor Ekzekutiv i “Suisseculture Sociale”.
Më 2001 publikon volumin e tij të parë të poezisë “wurzel-los” dhe në 2005 publikon audio librin e tij të parë “Notaufnahme”.
Po ashtu, më 2003 u nderua me çmime nga qyteti dhe kantoni i St. Gallen, ndërsa më 2007 merr çmimin e medias së Zvicrës lindore (Eastern Switzerland Media Prize) si një nga autorët e revistës “Saiten”.
Ai ka shkruar për disa gazeta. Etriti është prej kohësh aktiv në politikën zvicerane dhe ka mbajtur pozicionin e anëtarit të parlamentit të qytetit të St.Gallen nga viti 2005 dhe anëtarit të Këshillit kantonal të kantonit St.Gallen nga viti 2012. /Albinfo.ch