Po mendojnë se jemi ‘të pa ditur’, por nuk jemi
Shefi i ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Djuric po vazhdon me deklaratat e tija provokuese në drejtim të Kosovës, këtë herë ai është marrë me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, transmeton Gazeta Metro.
Djuric duke komentuar vendimin për taksën dhe ultimatumin e dhënë nga Shetetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin e taksës, ka thënë se në Kosovë nuk po angazhohet as presidenti Thaçi e as kryeministri Haradinaj të marrë një vendim të tillë, sipas tij pala kosovare po mendon se Qeveria e Serbisë janë budallenj, por ai thotë se nuk janë.
“Do të isha naiv nëse kisha besuar se është vërtetë autentike ajo çfarë thonë për heqjen e taksave. Të përkujtoj, të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë votuar për taksat. Mendojnë se jemi budallenj, por nuk jemi. Së pari të shohim se a do t’i heqin taksat”, ka thënë Djuric për ‘TV Prva’.
Djuric po ashtu ka shfrenuar fantazin e tij duke thënë se do të donte që ambasadori i SHBA’së në Prishtinë “t’i rrahë” liderët në Kosovë.