Lajme

Po kërkohej nga policia gjermane, arrestohet serbi në Gjilan

Një shtetas serb që po kërkohej nga autoritetet gjermane, është arrestuar dje në Gjilan nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Arrestimi u bë në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritete gjermane, ndërsa i dyshuari raportohet të jetë shtetas i Republikës së Serbisë.

Policia njofton se personi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Gjermane, është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Serbisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë./